Aktuale Më shumë

Sindikatat përkahin rritjen e pagës minimale në 222 euro

Prej tvteuta15:26, 17 Maj 2019

Partnerët social në takimin e sotëm kanë rënë dakord që të përkrahin propozimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 222 euro në muaj, edhe pse është më pak se ajo që ata kërkuan. Sindikatat më herët kanë kërkuar që paga minimale të jetë 50% e pagës mesatare, gjegjësisht rreth 250 euro, por megjithatë kanë vendosur ta përkrahin propozimin e Qeverisë. Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Pavarura, Srgja Kekoviq, tha për media se do të vazhdojnë bisedimet me partnerët social në mëynrë që rritja e dëshirruar të arrihet deri në fund të vitit. Sindikatat nuk kanë arritur të kenë qëndrim të përbashkët për tarifat e energjisë elektrike, për çka ato individialisht do ti dërgojnë qëndrimet e veta në drejtim të Qeverisë, tha Kekoviq.

  • 1

    Radio