Sociale

Sociale Më shumë

Sindikata: Nuk ka kohë për implementimin e reformave

Prej tvteuta3 June 2017

Në Sindikatën e arsimit të Malit të Zi janë të mendimit se implementimi i të gjitha reformave të lajmëruara nuk mund të realizohet deri me 1 shtator, për shkak të mungesës së kohës. Ato thonë se duhen ndryshuar programet , tekstet dhe duhen trajnuar mësimdhënësit për implementimin e tyre, çka nuk është e mundur për një kohë kaq të shkurtë. Kryetari i kësaj sindikate Zvonko Paviqeviq tha se kjo organizatë ka propozuar që implementimi i reformave të bëhet gradualisht , dhe u shpreh pesimist se kjo do të arrihet ashtu siç e ka parashikuar Ministria e arsimit.