Sociale

Sociale Më shumë

Sindikata: Drejtorët e shkollave të jenë apolitik dhe të zgjidhen nga Këshilli drejtues

Prej tvteuta11 March 2017

Sindikati i arsimit është i mendimit që drejtorat e shkollave publike duhet ti zgjedhë Këshilli drejtues me pëlqimin  ministrit përkatës, dhe të mos jenë antarë të asnjë partie politike. Në propozimet që sindikati i ka dërguar Ministrisë së arsimit  kërkohet që në ndryshimet e ligjit për arsimin të saktësohet veprimtaria e insticucioneve të arsimit,  si dhe të vendoset kontrolli i detyruar shëndetësor i mësimdhënëve një herë në vit. Po ashtu ato propozojnë që  në këshillat drejtues të insitucioneve shkolloretë jenë tre përfaqsues të ministrisë, tre të punonjësve , dhe nga një i prindërve dhe partnerëve social. Gjithashtu kërkohet që si kusht i veçantë i mësimdhënësve që do të angazhohen në mësim të jetë nota mesatare gjatë studimeve dhe koha e kaluar në Entin për punësim.