Kulturë Më shumë

Simpozium kombëtar për instrumentet klasike të muzikës shqiptare

Prej tvteuta15:23, 12 Shtator 2019

Në hotelin Mediteran në Ulqin, u mbajt simpoziumi kombëtar shkencor në lidhje me instrumentet klasike të muzikës shqiptare dhe rolin e tyre në trashëgiminë kulturore. Rëndësi e veçantë në këtë simpozium iu kushtua instrumentit të lahutës, dosja për njohjen e të cilit si trashëgimi e posaçme kombëtare pranë UNESCO-s është dorëzuar nga Serbia dhe miratuar nga kjo organizatë që vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve të fushës së historisë dhe trashëgimisë kulturore që morën pjesë në këtë simpozium, lahuta në asnjë mënyrë nuk mund të jetë pjesë e trashëgimisë kulturore e vetëm një populli, pasi në Ballkan është pjesë e kulturës së disa prej tyre. Ata fajsuan institucionet zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës se nuk kanë bërë sa duhet në ngritjen e kësaj çështjeje në nivel ndërkombëtar, dhe cilësuan se mungesa e profesionalizimit në këto institucione po kërcënon seriozisht kulturën e popullit shqiptar në gjithë trevat ku ata jetojnë.

  • 1

    Radio