Shushiq: Një koalicion më i gjerë ka avantazhet e tija por duhet të ketë mirëkuptim
Prej tvteuta10:26, 26 Gusht 2024
Kreu i Klubit të Këshilltarëve të Demokracisë së Re Serbe në Kuvendin e Kryeqytetit, Mitar Shushiq, në një deklaratë për Portalin RTMZ tha se vendimi për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në Podgoricë duhet të merret nga të gjitha subjektet politike në organet e tyre partiake, por çdo opsion duhet të merret parasysh.
“Një koalicion më i gjerë ka avantazhe, njerëzve u pëlqen ai potencial për t’u mbledhur dhe për t’u integruar. Nga ana tjetër, nëse të qenit i pavarur ose pjesëmarrja në disa koalicione u ofron kolegëve qasje më të lehtë në fushatë, duhet kuptuar vendimi tyre dhe të mendohet se ku janë takimet, mbi cilat parime do ta ushtrojmë pushtetin dhe cilat janë prioritetet”, theksoi Shushiq.