Shumica apriori pajtohet që seanca kontrolluese e Spajiqit dhe Sharanoviqit duhet të mbahet
Prej tvteuta14:14, 15 Mars 2024
Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Miodrag Llakoviq, ka bërë të ditur se shumica parlamentare është pajtuar apriori që të merret vendim për marrjen në pyetje të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Brendshëm Danillo Sharanoviq. Paraprakisht, anëtarët e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje nga radhët e opozitës kanë dorëzuar iniciativë për seancë kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq lidhur me ngjarjet në seancën e parafundit të Qeverisë.
“Janë konsultuar në nivel të mazhorancës parlamentare dhe janë dakord me seancën dëgjimore, por në lidhje me atë vendim duhet të caktohet seanca në fillim të javës së ardhshme ku do ta formësojmë atë vendim. A priori jemi dakord që Vendimi për seancën dëgjimore duhet të merret, por duhet ta formësojmë që të përcaktohen temat dhe cilët përfaqësues të organeve shtetërore do të ftohen në seancë dhe nëse seanca do të jetë e hapur apo e mbyllur”, theksoi Llakoviq në seancën e sotme të Komisionit.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka dorëzuar iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq lidhur me ngjarjet në seancën e parafundit të Qeverisë.
Ai theksoi se beson se është e drejta e të gjithë deputetëve, por edhe e mbarë opinionit publik që të mësojnë se çfarë ka ndodhur në seancën e parafundit të Qeverisë, si dhe se është e nevojshme të marrin përgjigje në pyetjet se kush shkeli ligjin gjatë zgjedhjes së ushtruesit të detyrës Drejtor i Administratës së Policisë.