Sociale Më shumë

Shumë të interesuar për marrjen e lejes së gjuetisë

Prej tvteuta15:35, 5 Shkurt 2019

Para disa javëve ndrëmarrja publike “Ulqini”, organizoi provimin për marrjen e lejes së gjuetisë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Ajet Zaga, tha për TV Teuta se interesimi ishte i madh sidomos tek të rinjtë, çka tregon se Ulqini ka traditë në sportin e gjuetisë. Sipas tij, ndërmarrja dhe gjuetarët në mënyrë të padrejtë janë shigjetuar si kundërshtarë të mbrojtjes së Kripores, dhe se përkundrazi ata e përkrahin plotësisht diçka të tillë, por janë të mendimit se ekziston mundësi që në kuadrë të saj të jetë e lejuar edhe gjuetia , pa pasoja për vetë revitalizimin e Kripores.

  • 1

    Radio