Aktuale Më shumë

Ka rënë shtylla e antenës së Qendrës së Radiodifuzinot, shkak moti i keq

Prej tvteuta16:07, 26 Dhjetor 2021

Siç është bërë e ditur për Portalin RTMZ, kablloja që mbante shtyllën është këputur dhe më pas ajo është lëkundur dhe ka rënë.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Radiodifuzinot, Sasha Milliçiq tha se dëmi i vlerësuar ishte rreth një milion e gjysmë euro, duke pasur parasysh vlerën kontabël të pajisjeve. Ai tha se po bëjnë përpjekje të mëdha për të krijuar lidhje në drejtime alternative, veçanërisht në bashkëpunim me kolegët e operatorëve celularë.

Sipas tij, ekipet e Qendrës së Radiodifuzinot janë duke bërë përpjekje për gjetjen e zgjidhjeve alternative teknike që do ta zgjidhin deri diku problemin në punën e këtyre shërbimeve.

Ai deklaroi se Qendra së Radiodifuzinot ka marrë gjithashtu një ofertë ndihme nga CEGES.

“Besoj se do të zgjidhim disa probleme kyçe në dy-tri ditët e ardhshme. Rehabilitimi i plotë ndoshta do të jetë i mundur vitin e ardhshëm. Për momentin, ekipi nuk mund të dalë nga objekti, është një stuhi kaq e fortë. Fatmirësisht gjatë rënies së shkallëve nuk ka pasur asnjë rrezik për anëtarët e ekipit”, ka thënë Milliçiq.

  • 1

    Radio