Aktuale Më shumë

Shtyhet për vjeshtë liberalizimi i vizave për Kosovën

Prej tvteuta10:02, 1 Qershor 2016

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së mesa duket nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti. Duke qenë se është pezulluar vendimi për liberalizimin e vizave për Turqinë, kjo ka ndikuar që edhe vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të shtyhet deri në vjeshtë.

Mbetet që javën e ardhshme të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë. Kështu kanë bërë të ditur burime nga Brukseli. Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane konsiderojnë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në lobim te disa vende, të cilat ende hezitojnë ta mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën

  • 1

    Radio