Shtyhet mbledhja e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta16:18, 29 Korrik 2019

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, e cila u planifikuar për ditën e sotme u shty për një datë tjetër. Në filllim të seancës, kryetari i Kuvendit Komunal Ilir Çapuni, njoftoi këshilltarët se klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, për arsye të mungesës së kryetarit të Komunës Loro Nrekiq. Në mbledhjen e sotme ishte paraparë që rend të ditës të jetë edhe llogaria përfundimtare e kryetarit.