Shtyhet mbledhja e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta16 October 2017
Mbledhja e Kuvendit Komunal të Ulqinit e cila ishte parashikuar të mbahej nesër, është shtyrë për diten e enjte me 19 tetor, njoftjnë nga Shërbimi i Kuvendit. Mbledhja e kaluar u ndërpre pasi këshilltarët e Forcës e lëshuan seancën për shkak të mosmarrveshjeve me votimin. Në rend të ditës janë parashikuar 14 pika, nga të cilat do të jetë edhe vendimi për mbulimin e kanalit të Kripores si dhe llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2016.