Shtyhet gjykimi i Mandiq dhe Knezheviq
Prej tvteuta09:55, 19 Korrik 2017
Gjykimi i të akuzuarve për tentativë të grusht shtetit Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, është shtyrë pasi avokatët e tyre kërkuan që nga procesi të tërhiqet prokurori special Milivoje Katniq si dhe të gjithë prokurorët e tjerë që kanë marrë pjesë në këtë çështje.
Si arsye për këtë avokatët kanë cilësuar shpalljen publike nga ana e Prokurorisë të të gjithë transkripteve në mes të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre ligjor, çka është cilësuar si joprofesionale dhe tendencioze.Të akuzuarit Mandiq dhe Knezheviq, të gjithë procesin e kanë cilësuar si “montim politik” i cili ka për qëllim diskreditimin e Frontit Demokratik.