Aktuale Më shumë

Shtyhet fillimi i vitit shkollor

Prej tvteuta17:52, 20 Janar 2023

Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq tha se pushimi dimëror do të zgjatet për shtatë ditë, për shkak të zgjatjes së sezonit turistik dimëror. “U bëj thirrje edhe një herë prindërve për mirëkuptim, duke pasur parasysh gjithçka që na kërkuan nga industria e turizmit”, tha Vojinoviq. Ai në konferencën për media tha se vlerësimi i Qeverisë dhe ministrive përkatëse ishte se është financiarisht fitimprurëse zgjatja e sezonit turistik për pesë ditë pune. “Shifrat do të tregojnë se sa e justifikuar është,” tha Vojinoviq.

Kristina Mihailoviq nga Shoqata e Prindërve i tha ministrit se prindërit nuk pajtohen me këtë vendim të Qeverisë. “Reagimi negativ i prindërve ndaj këtij vendimi nuk ka qenë kurrë më i madh”, tha Mihailoviq.

Vojinoviq, duke shpjeguar vendimin për shtyrjen e semestrit të dytë, tha se procesi mësimor nuk do të vuajë dhe se do të kompletohet çdo orë dhe çdo ditë. Më herët kërkesa për zgjatjen e pushimit dimëror mori përkrahjen edhe në Qeveri.

  • 1

    Radio