Sociale Më shumë

Shtyhen provimet e maturës, provimet profesionale dhe testimet eksterne

Prej tvteuta16:34, 7 Prill 2020

Duke u bazuar në situatën aktuale dhe ndryshimin e kalendarit shkollor, Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka sjellur vendim që të shtyhen testimet e nxënësve për fundin e ciklit të dytë të shkollës fillore, testimi ekstern si dhe ai i maturës. Po ashtu shtyhen edhe testimet paraprake për testet PISA. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në përfundimin e masave të sjellura për të parandaluar përhapjes e sëmundjes Covid 19. Për çdo ndryshim, opinioni publik do të njoftohet me kohë, thonë nga kjo ministri.

  • 1

    Radio