Shtuhet heqja e stazhit të kaluar?
Prej tvteuta27 December 2016
Qeveria ka në plan të propozojë shtyrjen e masës së heqjes së llogaritjes së stazhit të kaluar për të paktën 3 muaj, si rezultat i bisedimeve të djeshme me përfaqsuesit e sindikatave. Kjo shtyrje mundësohet nga ulja e njoftuar e kompensimeve për partitë politike, kurse prej muajit mars do të shikohet të gjendet zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për sindikatat por edhe duke respektuar masat e konsolidimit buxhetor, thuhet nga Qeveria. Ato bëjnë thirrje që masat e konsolidimit buxhetor me të cilin përballen edhe vende të tjera në botë, të mos përdoren për qëllime të politikave ditore.