Shtrembërimi i historisë së Shasit, në mdiat lokale dhe të rajonit
Prej tvteuta25 March 2017
Pamfleti i Organizatës Joqeveritare Green Home, në të cilin janë shënuar të dhëna joekzistente dhe shtrembëruese për historinë e Shasit, ishte këtë javë temë kryesore e mediave lokale të Ulqinit, por është trajtuar edhe në vendet e rajonit. Pas emisionit “Flasim” në televizionin Teuta, ku të ftuarit njëzëri e dënuan propagandizmin e vërejtur në këtë pamflet, një shkrim kushtuar kësaj çështjeje është publikuar edhe në gazetën kosovare Koha Ditore, nga gazetari Gjekë Gjonaj, i cili në artikull tregon për revoltën që ka shkaktuar tek popullata vendëse dhe reagimet e ashpra të shoqatave dhe të institucioneve kulturore në Komunën e Ulqinit.