Politikë Më shumë

Shtohen zërat për bojkotim të zgjedhjeve

Prej tvteuta09:58, 24 Tetor 2019

Refuzimi i Partisë Demokratike të Socialistëve për të diskutuar formimin e Qeverisë teknike, mund të çojë në bojkotim të zgjedhjeve të vitit 2020 nga ana e opozitës. Këtë dje e përmendi deputeti i pavarur Aleksandër Damjanoviq, kurse thirrjeve iu bashkangjit edhe lëvitja “Rezisto”, sipas të cilëve mbajtja e zgjedhjeve në këtë klimë politike është e pakuptimtë. Megjithatë, disa subjekte, si Demokratët, nuk e marrin seriozisht refuzimin e shumicës për qeveri teknike dhe seipas tyre në fund PDS do të detyrohet ta pranojë atë ashtu si pranoi edhe planin e Brukselit. Nga ana tjetër në Frontin Demokratik kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në kurrfarë bisedimesh derisa zgjat, sipas tyre, persekutimi i liderëve të këtij grupimi, kurse qeverinë teknike e konsiderojnë si të nevojshme por jo edhe të mjaftueshme për të zgjidhur problemet politike në vend.

  • 1

    Radio