Politikë Më shumë

SHTJEFEN CAMAJ PERKRAH PUSHTETIN ME FORUMIN SHQIPTARE

Prej tvteuta20:36, 14 Mars 2019

Kryetari I Këshillit komunal të Demokratëve të Malit të Zi për Tuzin, Shtjefen Camaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook rikonfirmoi mbështetje e tij Forumit shqiptarë për formimin e pushtetit në Tuz pa DPS.

Në vazhdim mund të ndiqni tekstin e plotë:

Shtjefën Camaj:

Qytetarë të nderuar,

Siç edhe kemi deklaruar disa herë, po ashtu edhe unë personalisht, se në rast se mandatet ose mandati im do të jetë vendimtarë për të dërguar PDS në opozitë në Tuz, shumica shqiptare do ta ketë perkrahjen tonë, më takon që për hir të qartësisë ta rikonfirmoj atë pohim.

Qytetarët me 3 Mars me votën e tyre vendosen ndryshimin, zgjedhën që PDS të shkojë në opozitë, prandaj unë, publikisht premtoj përkrahjen e shumicës së forumit shqiptarë që fitoi 16 mandate, dhe mandati im do të jetë ai që do ta konfirmojë shumicën që qytetarët deshiruan, në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Koalicioni shqiptarë duhet të punojë për të mirën e Tuzit, dhe zhvillimit të Komunës më të re në Mal të Zi, duke respektuar të gjitha vlerat demokratike dhe morale të Malësisë, perfshirë harmonizimin dhe respektimin e dallimeve në Malesi në punësime dhe egzekutiv, duke vënë në rend të parë profesionalizmin dhe zhvillimin e vendit!

  • 1

    Radio