Aktuale Më shumë

Shteti pronar i tokës së Kripores. Aksionerët njoftojnë padi në vlerë 200 milionë euro

Prej tvteuta16:43, 4 Korrik 2022

Aksionarët e vegjël të Kripores së Ulqinit u shprehen të kënaqur me vendimin e shtetit që të regjistrohet si pronar i 15 milionë metrave katrorë të kompanisë, edhe pse ky vendim është në dëm të tyre.

Ata shpallin pretendime për dëmshpërblim mbi 200 milionë euro, për shkak të emetimit të aksioneve pa mbulim. Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave, Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore të enjten e ka regjistruar shtetin si pronar të pronës prej 15 milionë metrash katrorë, ndërsa objektet e shembura të zyrave, hangarët dhe objektet e tjera kanë mbetur pronë e kompanisë.

“Pas regjistrimit të shtetit si pronar i tokës që përfshihet në kapitalin aksionar të Kripores, ne aksionarët minoritarë shprehim pakënaqësi për vendimin, por edhe kënaqësi për zgjidhjen përfundimtare të problemit”, ka thënë përfaëqsuesi i tyre Vlladan Gaçeviq. Ai paralajmëroi se “punëtorët do të humbasin më së shumti sepse do të mbeten pa pretendimet e tyre, ose do të marrin ndonjë ndihmë sociale si kreditorët e tjerë që nuk do të mund të mbledhin nga pasuria e falimentimit sepse janë mashtruar”.

“Për fat të keq, shteti ka dërguar një mesazh të qartë si për investitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj, se investimi në Mal të Zi është i pasigurt. “Në vend të një tregu të fortë kapitali, sot kemi një gjyqësor të rënduar, kompani në falimentim, ndërsa qarkullimi i kapitalit aksionar në bursën malazeze mungon me ditë të tëra”, tha Gaçeviq.

Ai bëri të ditur se hapat e ardhshëm të aksionerëve, prej të cilëve janë rreth 30 mijë dhe që siç tha ai, rezultuan qytetarë të dorës së dytë, do të jenë pretendimet e dëmshpërblimit për shkak të emetimit të aksioneve pa mbulim.

  • 1

    Radio