Politikë Më shumë

Shteti, i aftë të ruaj rendin kushtetues

Prej tvteuta10:35, 27 Tetor 2015

Demonstratat në Podgoricë, kanë dëshmuar se shteti është i aftë të ruaj rendin kushtetues, rendin dhe qetësinë publike si dhe pronën e qytetarëve, prandaj edhe e ka merituar të jetë anëtar i BE dhe NATO-s, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi,  Filip Vujanoviq. Ai ka vlerësuar  se policia malazeze, në mënyrë shumë profesionale, me përgjegjësi dhe në mënyrë  tolerante,  ka ndërprerë vazhdimin e demonstratave. Kreu i shtetit, ka rikujtuar se prokurori kryesor i shtetit, ka kumtuar qëndrimin e vet lidhur me qëllimet e  organizatorëve të protestës duke shtuar se në procedurën e mëtejme do të vërtetohet cili ishte motivi i vërtetë dhe se në çfarë mënyre prokurori dhe ata që do të jenë pjesë e këtij procesi do të dëshmojnë qëllimet e veta, ka sqaruar Vujanoviq.

  • 1

    Radio