Opinion Më shumë

SHTETËSIA MALAZEZE, JO VETËM ÇËSHTJE POLITIKE

Prej tvteuta09:59, 11 Mars 2022

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi, në ditën kur humbi votëbesimin(4 shkurt) për të lejuar marrjën e shtetësisë malazeze qytetarëve të huaj të cilët kanë qendirm të përhershëm ma shumë së pesë vite është kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, e cila një vendim të tillë e cilëson me motive politike për të ndryshuar strukturës etnike të popullsisë si dhe rritjen e elektoratit votues serb, që do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Nail Draga

Se Mali i Zi është mjedis i pakonsoliduar politikisht dëshmon konstatimi se në ditën e votëbesimit të Qeverisë, kryemnistri Zdravko Krivokapiqi, mbajti mbledhjen elektronike të qeverisë, duke marrë vendime më rëndësi për qytetarët me shtetësi të huaj.Fjala është kryesisht për qytetarët me prejardhje nga Serbia, Bosna e Hercegovina e Rusija, të cilët në vite me parë janë vendosur në këtë vend, duke marrë përmasa të mëdha pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë(1991) e më pas.
Sipas të dhënave të mëhershme nga Ministria e Punëve të Brendshme në Mal të Zi jetojnë 63.746 qytetarë të huaj, prej të cilëve për 30.930 iu është lejuar statusi i të huajit me qendrim të
përhershëm sepse me vite jetojnë në Mal të Zi dhe potencialisht mund të fitojnë statusin e shtetësisë, ndërsa 32.816 individë iu lejohet qendrim i përkohshëm në Mal të Zi.

Ndryshimi në strukturën nacionale

Vendimi i tillë i marrë nga kryeministri Krivokapiq në mbledhjen e Qeverisë në mënyrë urgjnete vlerësohet si i qellimshëm i cili në mënyrë artificiale do të ndikojë në ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë në Mal të Zi. Duke marrë parasysh se numri i shtetasve të huaj që presim të marrin shtetësinë malazeze i përket kombësisë serbe, ata gjithashtu do të jenë përcaktues në mbeshtetje të subjektëve politike proserbe.
Në favor të këtij konstatimi shkon edhe e dhëna nga CEMI, të cilët parashikojnë se në pesë vitet e ardhshme në Mal të Zi do të aplikojnë nga 25.000-28.000 shtetas të huaj për të fituar shtetësinë malazeze, e me këtë edhe të drejtën në regjistrin zgjedhor. Duke marrë parasysh raportët në mes popujve shumicë në këtë mjedis(malazezëve e serbëve), del qartë se do të ndikojë në strukturën e tyre në kuadër të popullsisë së përgjithshme.

Politizimi i shtetësisë

Nëse supozojmë hipotetikisht se nga ky numër për dy vite do ta fitonin shtetësinë malazeze rreth 20.000 shtetas të huaj, që janë kryesisht serb, atëherë numri i deputetëve proserb do të rritej për katër deputet. Do të ishte ky numër i mjaftueshëm për të qenë përcaktues në fitorën e shumicës parlamentare, nëse për bazë merret raporti aktual i deputetëve në mes pozitës e opozitës. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një mjedis e skenë politike të polarizuar çdo ndryshim numërik ndikon në strukturën e elektoratit votues, përkatësisht në rezultatin përfundimtar, ku si dëshmi kemi raportin e pozitës dhe opozitës në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, e cila diferencën e kishte të një mandat i deputetit.

Sfidat e qeverisë së re

Në sajë të reagime të shumta del qartë se Qeveria e re e cila do të formohet së shpejti në lidhje me këtë çështje do të jetë para sfidave të mëdha, sepse nga ajo do të kërkohet të anaulojë vendimin e Qeverisë të datës 4 shkurt, sepse është me pasoja në Mal të Zi. Madje ekziston ideja e ngritjës së padisë penale ndaj ish kryeministrit Z.Krivokapiqi, në shkelje të procedurës dhe ligjshmërisë në lidhje mbi këtë çështje. Mbetët të pritet të formohet qeveria e cila është emërtuar si e pakicës si dhe gadishmëria të merret me këto çështje që cilësohen të kontestuara, ku duhet të vendoset me profesionalizëm dhe ligjshmeri. Ndërsa deri sa qeveria e re të formohet nuk ka dilemë se në numër i konsideruar i shtetasve të huaj që i plotësojnë kushtet formale do të marrin shtetësinë malazeze, e cila iu është mohuar vite më radhë nga motive politike.
Kujtojmë me këtë rast se sipas të dhënave të përgatitur më parë nga CEMI, se në sajë të Ligjit për shtetësinë malazeze, është lejuar pranimi i saj për rreth 31.000 shtetasve të huaj për 15 vite që janë rreh 5% e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi, ndërsa sipas Ligjit për të huaj , sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka lejuar 30.052 shtetas me qëndrim
të përhershëm dhe 29.042 me qëndrim të përkohshëm.

Shtetësia sipas ligjit e normave ndërkombëtare

Pasi vendimi për marrjen e shtetësisë malazeze është botuar në Fletën zyrtare me 11 shkurt, ndërsa ka hypur në fuqi me 19 shkurt, sipas informacionëve nga ditët e para me kërkesë për shtetësi janë paraqitur një numër i konsideruar i shtetasve të huaj. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi, sepse ata kanë pritur vite me radhë, edhe pse këtu kanë jetuar e punuar, por pa të drejta si qytetarët e tjerë. Ndërsa tash janë kriuar rrethana tjera duke u barazuar me qytetarët tjerë në Mal të Zi. Nëse në ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga qeveria e re e cila do të formohet së shpejti, marrja e shtetësisë së tyre do të ndikojë në strukturën e përbërjës etnike të popullsisë në Mal të Zi, si dhe do të ndryshojë regjistrin zgjedhor në favor të partive politike proserbe.
Përfundimisht në lidhje me këtë çështje përgjegjësi nuk ka qeveria aktuale apo ajo që do të formohet së shpejti, por e mëparshmja e cila për tridhjetë vite në pushtet nuk është angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje sipas ligjit në fuqi dhe normave ndërkombëtare, por e kanë trajtuar sipas interesit të tyre politik.

  • 1

    Radio