Sociale Më shumë

Shtetasit e Malit të Zi mund të hyjnë pa probleme në SHBA

Prej tvteuta09:56, 4 Shkurt 2017

Rregullorja e cila përkohësisht  pezullon  hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të shtetasve nga disa vende  nuk vlen për shtetasit malazez. Kjo do të thotë se nxënësit dhe studentët e shkollave të mesme mund të konkurrojë pa frikë në programet e shkëmbimit në SHBA, thonë nga agjensitë të cilat u mundësojnë  të rinjve të njoftohen me kulturën amerikane dhe shkollimin e tyre.

Më herët nga ambasada amerikane në Mal të Zi kanë kumtuar se shatetasit malazez munden pa probleme të hyjnë në Shtetet e bashkuara. Nga agjensitë megjithatë thonë se nuk kanë informacion nëse me ndryshimin e administratës në Shtëpinë e Bardhë mund të vij deri tek ndonjë kufizim për dhënien e vizave në Mal të Zi, apo te ndonjë status tjetër për ato që disponojnë një të tillë.

  • 1

    Radio