Shtetasi i Serbisë largohet pa pagura gjobën e parkimit. Përfundon në polici
Prej tvteuta10:40, 22 Korrik 2019
Shtetasi i Serbisë Nermin Ramoviq, ka përfunduar në polici këtë fundjavë pasi ka thyer bravën bllokuese të vendosur në makinën e tij, pasi për tre ditë kishte parkuar automjetin në Ranë pa paguar parkimin. Sipas informacioneve nga policia Komunale për “Vijesti”, Ramoviq detyrohej të paguante 36 euro, çka ai e kishte refuzuar dhe më pas kishte thyer bravën dhe ishte larguar nga Ulqini , por është ndaluar në Rozhajë nga policia dhe kthyer në Ulqin. Ramoviq doli para gjykatësit, ku kërkoj falje për veprimin e kryer, duke u arsyetuar se ishte nervozuar pasi nuk kishte para të vazhdonte pushimin.