Kulturë Më shumë

“Shtëpiakë të dëshpëruar” këtë të diele në Qendrën për Kulturë

Prej tvteuta13:18, 25 Maj 2023

Më datë 28 maj, në orën 20:00 në Qendrën për Kulturë do të shfaqet për herë të parë në Ulqin shfaqa “Shtëpiakë të dëshpëruar” në regji të Artan Imamit. Aktorët e kësaj shfaqe janë: Gentian Zenelaj, Artan Imami dhe Indrit Çobani. Ndihmës drejtori i Qendrës, Besart Nika për Tv Teuta thotë që aktivitetet në periudhën e radhës do të shtohen, nuk do të mungojnë as mbrëmje letrare.
Nika paralajmëron që manifestimi i përvitshëm “Skena Verore” do të fillojë më datë 30 maj dhe është e konceptuar që të zhvillohet çdo të enjte në javë në mujin korrik dhe gusht.

  • 1

    Radio