Shqyrtimi publik për mbrojtjen e Kripores me 28 janar
Prej tvteuta18 January 2019
Komuna e Ulqinit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debatin publik për draft propozimin e Studimit për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit dhe Propozim-vendimin për shpalljen e Kripores së Ulqinit mjedis i mbrojtur natyrorë, i cili do të organizohet më datën 28.01.2019, ora 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit. Materiali i duhur mund të merret nga faqja zyrtare e Komunës së Ulqinit.