Shqyrtimi publik i buxhetit: Ankesa për mjetet e ndara për media dhe kulturë

Prej tvteuta18:03, 7 Dhjetor 2018

Në shqyrtimin qendror publik për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019, pjesarrja e të interesuarëve ishte e vogël, megjithatë ato që morën pjesë nuk ngurruan të japin vërejtje dhe sugjerime për pjesë të caktuara. Vërejtjen më të mëdha ishin për nivelin e mjeteve të ndara për RTV Ulqinin dhe Qendrën për Kulturë, të cilat sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk mjaftojnë as për rroga, e jo më për organizimet e nevojshme vjetore. Sekreatari për buxhet dhe financa, Sead Osmanoviq, tha se sugjerimet dhe vërejtjet do ti paraqesë edhe para kryetarit të Komunës, kurse para këshilltarëve propozimi final pritet të dalë në mbledhjen e ardhëshme.

  • 1

    Radio