Rajoni/Bota Më shumë

Shqiptarët përbëjnë deri në 60 për qind të kalimeve në Kanalin Anglez

Prej tvteuta09:40, 20 Shtator 2022

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 vetë janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm.
Gjatë një interviste për “The Telegraph”, Rama u tha të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.
“Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, tha ai. Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik.

  • 1

    Radio