Shqiptarët, një hap para qeverisë! Sunak bllokon La Manshin, ata gjejnë rrugë tjetër.
Prej tvteuta18:45, 6 Shkurt 2023

Përpjeket e shumta të qeverisë britanike për të frenuar emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve, duket se nuk kanë qenë efikase. Shqiptarët janë gjithmonë një hap para, sa i përket strategjive të tyre për të kaluar në tokën e premtuar.
Në një kohë kur qeveria britanike dhe ajo franceze nënshkruan një marrëveshje, e cila do të forcojë më shumë kufinjtë e të dyja vendeve dhe do të frenojë kalimin illegal të emigrantëve në ngushticën franceze, shqitarët kanë menduar një tjetër mëyrë për të shkuar drejt vendit ishullor.
Britanikja The Sun shkruan se shqiptarët po përpiqen të vijnë me kamiona të rastit nga Belgjika apo Franca drejt Britanisë, duke e përjashtuar mundësinë e kalimit me gomone. “Ata kërkojnë ti marrin në automjetet e tyre, e më pas ulen në pjesën e pasme të kamionit.
Kur kamioni kalon kufirin britanik, ata zbresin dhe vazhdojnë rrugën. Një burim i tha The Sun, se drejtuesit e këtyre kamioneve, marrin të paktën 18 mijë paund për kalimin e një personi nga Belgjika apo Franca, drejt Anglisë dhe u sigurojnë atyre dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin. Kjo tentative e shqiptarëve, vjen në një kohë kur kryeministri i vendit Rishi Sunak po urdhëron deportimin e shtetasve shqiptrë drejt vendit të tyre. Vetëm në periudhën janar-shtator të vitit 2022, 33 mijë e 29 emirantë shqiptarë kaluan la manchin, për të mbërritur në Britani. The Sun, shkruan se shqiptarët prej 20 vitesh kanë marrë nën kontroll tegun e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe.