Aktuale Më shumë

Shqiptarët në vend të parë për hyrje ilegale në Britani

Prej tvteuta09:37, 9 Shkurt 2017

Shtetasit shqiptarë zënë vendin e parë për hyrjen në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas britanikes The Guardian, shqiptarët që tentojnë të hyjnë në Britani janë dy herë më shumë se emigrantët e paligjshëm të kombësive të tjera.

Rreth 981 shqiptarë emigrantë klandestinë janë zbuluar në portet hyrëse në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2008 deri në pranverën e vitit 2016, thotë raporti zyrtar i cituar nga Guardian, por numri i atyre që kanë hyrë në vend është shumë më i lartë. Gazeta shkruan se Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por kufizohet me një shtet anëtar të saj, siç është Greqia dhe se mafia shqiptare është jo pak e njohur për policinë britanike në trafikun e klandestinëve dhe kontrabandimin e drogës.

  • 1

    Radio