Shqiptarët në Tuz me listë të përbashkët
Prej tvteuta30 January 2019
Partitë shqiptare në zgjedhjet e Tuzit të cilat mbahen me 3 mars do të dalin me listë të përbashkët, është vendsour në mbledhjen e djeshme të mbajtur në mes përfaqësuesve të 3 subjekteve. Koalicionit të formuar më herët në mes Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare, u është bashkangjitur edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Sipas anketimeve të kryera në fillim të këtij viti, partitë shqiptare të bashkuara do të ishin lista më e fortë në zgjedhjet lokale të Tuzit.