Sociale Më shumë

Shqiptarët kryesojnë numrin e azilkërkuesve në Francë

Prej tvteuta10:01, 30 Dhjetor 2016

Shtetasit e Shqipërisë kryesojnë listën e personave që më së shumti kanë kërkuar azil në Francë gjatë vitit 2016, raporton Le Monde.

Mes janarit dhe fundit të nëntorit, 5,700 shqiptarë kërkuan mbrojtjen e Francës, duke kapërcyer shifrat e atyre që vijnë nga zonat e luftës dhe duke e ndërlikuar shumë sistemin e dhënies së azilit, ndërkohë që ky sistem nuk i përballon dot këto përmasa kërkesash në kulmin e krizës emigruese. Sirianët vijnë të dytët me 5520 dosje të depozituara në të njëjtën periudhë, të ndjekur nga afganët, me 5466 kërkesa dhe sudanezët me 5140. Autoritetet franceze thonë se nga të gjitha kërkesat për azil, janë akorduar rreth 37% leje qëndrimi, duke u dhënë përparësi sirianëve (me 97% pranime) dhe afganëve (80%), ndërsa për shtetasit nga Ballkani dhënia e azilit është gjë e rrallë, por kjo duket se nuk ke shkurajuar askënd.

 

  • 1

    Radio