Aktuale Më shumë

Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët me klub të përbashkët

Prej tvteuta16:28, 2 Dhjetor 2016

Deputetët e partive të pakicave, asaj shqiptare, kroate dhe boshnjake, kanë rënë dakord që në Kuvendin e Malit të Zi të kenë klub të përbashkët. Siç është kumtuar nga ato, synimi do të jetë që nëpërmes bashkveprimit të realizojnë qëllimet e përbashkëta që janë definuar në Platformën e nënshkruar nga secila prej tyre.

“Theksi do të jetë në vazhdimin e kohezionit të Malit zë Zi si shtet multietnik dhe multikonfesional, përshpejtim të integrimeve euroatlantike, demokratizimi i shoqërisë sipas standardeve të Bashkimit Europian,  përfaqsim i drejtë i pakicave në administratën shtetërore, e mjaft qëllime të tjera që janë definuar në Platformën e përbashët”, thuhet nga përfaqsuesit e tyre.

  • 1

    Radio