Shqiptarët e Plavës dhe Gucisë të pakënaqur me pjesmarrjen në adiministratën publike
Prej tvteuta11:52, 16 Maj 2019
Shqiptarët që jetojnë në komunat e Plavës dhe Gucisë kanë inicuar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, të cilit i janë ankuar për problemet me të cilët përballen. Një nga problemet kryesore është pjesmarrja tepër e ulët e shqiptarëve në administratën publike, e cila ka pasoja direkte në vështirësitë ekonomike dhe emigracionin e lartë nga këto treva. Problem tjetër paraqet edhe konflikti me Kishën Ortodokse Serbe në fshatin Martinaj, aktivitetet e të cilës banorët e asaj zone i konsiderojnë provokime të cilët mund të kenë pasoja të rënda. Për këto probleme ato më herët kanë njoftuar edhe zyrtartë më të lartë shtetëror por nuk kanë gjetur përkrahje.