Shqiptarët do të dalin me propozimet e veta për Legjislacionin zgjedhor
Prej tvteuta10:33, 28 Nëntor 2019
Partitë shqiptare në Mal të Zi do të dalin me propozimet e veta për Legjislacionin zgjedhor, të cilat do të jenë kryesisht të drejtuara tek përfaqësimi më i gjërë i tyre në Kuvend, tha deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu. Sipas tij, përveç përfaqësimit më të madh të shqiptarëve, do të insistohet që edhe pakicat e tjera që deri tani nuk e kanë këtë privilegj, të kenë përfaqësim në Kuvend. Në lidhje me mundësitë e formimit të qeverisë teknike, e cila është kusht nga opozita për të marrë pjesë në zgjedhje, Nimanbegu tha se kjo ka pak mundësi të ndodh pasi Qeveria aktuale ka shumicë stabile. Ai gjithashtu tha se nuk beson në paralajmërimet e opozitës për bojkotim të zgjedhjeve, pasi kjo më tepër do të ishte në dëm të tyre.