Shqipëria publikon listën e lojtarëve të ftuar nga Sylvinho
Prej tvteuta19:15, 17 Mars 2023

Përzgjedhësi i ri Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Polonisë, të cilën e luan në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Në listën e bërë publike të premten nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Sylvihno ka ftuar 23 futbollistë. Në mesin e këtyre lojtarëve, trajneri brazilian ka grumbulluar edhe disa lojtarë të rinj, si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi e Anis Mehmeti.
Sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, është pothuajse grupi i njëjtë që ishte pjesë e Shqipërisë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.
Shqipëria e nis grumbullimin të dielën, ndërsa ndeshjen ndaj Polonisë, do ta luajë më 27 mars në Varshavë.