Shëndeti Më shumë

“Shqipëria e parafundit në botë për sistemin shëndetësor”

Prej tvteuta13:35, 8 Shkurt 2022

Epidemiologu i njohur, Taulant Muka ka deklaruar se Shqipëria nuk e ka të nevojshëm kufizimin e orarit pas orës 11, pasi baret dhe lokalet janë plot.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se në Shqipëri duhet të vendosen masa përshtatur me kulturën e popullatës, pasi ndryshojmë nga shtetet e tjera.

Muka theksoi se nuk beson në të dhënat e shtetit, pasi Organizata Kombëtare e ka cilësuar Shqipërinë të parafundit në botë për sistemin shëndetësor.

“Për mua nuk ka nevojë që në Shqipëria të ketë kufizimi pas orës 11. Po të shohësh baret, lokalet janë plot. Po të shohësh në Shqipëri maska nuk mbahet. Edhe unë nuk kam qenë dakord se varet nga lloji i maskës. Është e vërtetë se shumë shtete kanë filluar një rekomandim për këto maska. Po gjithsesi ato nuk mund të mbahen për një kohë të gjatë, duhen ndërruar. Nuk mund të krahasohemi me të tjerë se ata ruajnë distancën vetë, kanë një tjetër kulturë dhe ti duhet të bësh masa në varësi të kulturës tënde.

Unë nuk besoj asnjë prej të dhënave që na jep ne sot shteti. Organizata Kombëtare e ka cilësuar Shqipërinë të parafundit në botë për sistemin shëndetësor. Unë këto statistika shoh”, tha ndër të tjera.

  • 1

    Radio