Rajoni/Bota Më shumë

Shqipëria ashpërson Kodin Penal: Burg deri në dhjetë vjetë për keqtrajtimin e grave

Prej tvteuta15:50, 13 Prill 2020

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet më 16 prill, ndërsa në rend dite parashikon të kalojë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal. Deputetët e Kuvendit pritet të votojnë masa shtrënguese për qytetarët që thyejnë karantinën, por edhe disa pjesë të tjera që lidhen me dhunën në familje dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme. Sipas Euronews Albania , projektligjet parashikojnë masa të forta ndëshkuese për abuzuesit dhe fajtorët e dhunës në familje. Sipas draftit të propozimeve, cilido person që ushtron dhunë në familje, sidomos në prani të fëmijëve, do të dënohet deri në 10 vjet heqje lirie. Pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

  • 1

    Radio