Shqipëri: Sot nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit
Prej tvteuta10:14, 10 Maj 2022

Këtë të martë nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 12:30, ku përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita do të ulen në tavolinë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve. Po nga opozita, do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.
Edhe pse i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme kreun e ri të Shtetit, PS ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar në tryezë grupet e opozitës në parlament si edhe me shoqërinë civile.