Politikë Më shumë

Shqipëri: Qeveria e re me ministri për shqiptarët jashtë kufijve

Prej tvteuta09:59, 29 Gusht 2017

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është zgjedhur nga Edi Rama për ministër që do të merret me shqiptarët jashtë kufijve. Nga 11 ministritë e qeverisë së re, Rama ka vendosur që ta ketë një ministër shteti edhe për shqiptarët jashtë kufijve. Ministria e Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të përkujdeset për pozitën e tyre në shtetet fqinje si dhe rritjen e bashkëpunimit në raport me Qeverinë shqiptare.

Përkujdesja do të jetë në raport me Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, treva të tjera dhe diasporën. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti 50% burra dhe 50% gra, tha Rama. Formimin e kësaj Qeverie e kanë përshëndetur edhe nga Mali i Zi. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu në një postim në rrjetet sociale e uroi kryeminiatrin Rama  për qeverinë e re, sidomos për formimin e ministrisë për shqiptarët, dhe shpreh kënaqësinë që për këtë post është zgjedhur një figurë e tillë e respektuar si Pandeli Majko.

  • 1

    Radio