Shqipëri: Hakerët nxjerrin në shitje të dhënat e qytetarëve
Prej tvteuta13 September 2022

Hakerët që sulmuan sistemin TIMS dhe shumë prej faqeve zyrtare shqiptare, prej të cilave dhe ato të shërbimit, bëjnë me dije se kanë nxjerrë në shitje të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi i rrjetit të hakerëve iranianë “Homeland Justice” deklaron se është gati publikojë data-bazën bashkë me atë të e-Albania në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin. Ndonëse sulmi ndaj sistemit TIMS ndodhi tri ditë më parë, shumë prej pikave kufitare kanë ende probleme dhe kalimi i udhëtarëve bëhet përmes regjistrimit të tyre në regjistër. Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin madje hakerët hynë dhe në sistemin e kamerave të aeroportit.