Aktuale Më shumë

Shqipëri: Feja në shkollë, komunitetet e mirëpresin

Prej tvteuta16:20, 11 Prill 2016

Përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqiperi e konsiderojnë domosdoshmëri futjen e një lënde mbi fenë në sistemin arsimor shqiptar. Një projekt i tillë është diskutuar dhe konsultuar që prej dy vitesh, por sërish ka paqartësitë e veta.

Konsultat pritet të vazhdojnë ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare në lidhje me programin mësimor, sesa i thelluar do të jetë informacioni mbi fenë dhe cilët mësues do ta japin këtë lëndë nëpër shkolla.

Por deklarata e kryeministrit dhe mungesa e informacionit mbi këtë projekt ka ndezur polemika në rrjetet sociale, lidhur me laicitetin e shkollës ne Shqiperi. Pedagogë të Universitetit të Tiranës deklarohen kundër kësaj ideje.

  • 1

    Radio