Sociale Më shumë

Shqetësohet opinioni malazias

Prej tvteuta16:47, 17 Nëntor 2014

Protestat për shkak të zhvillimeve në maternitetin e Biello Poles është organizuar në Podgoricë nga sektori civil, përkatësisht rrjeti i lëvizjes së grave për ndryshime në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ,,Krug zivota”.

Informacioni se ka vdekur një foshnje në qendrën klinike të Malit të Zi për shkak të pasojave të infektimit, ka shokuar publikun malazias. Nga 4 foshnjet të cilat po nga këto shkaqe nga Biello Pole janë dërguar në qendrën klinike në 10 ditët e kaluara, njëra ende është në rrezik për jetë, kurse fëmijet tjerë kanë shëndet të qëndrueshëm.

Prokuroria e lartë shëndetesore ka inicuar hetimin mbi rastin e infektimit të foshnjeve në maternitetin e Biello Poles dhe ka angazhuar prokurorine themëlore në Biello Pole , që për një afat të shkrutër të hetoj ngjarjen dhe përcaktoj përgjegjësinë eventuale. Ministri i shëndetesise Miodrag Radunoviq ka shkarkuar nga detyra repartin gjinekologjik. Nga detyra ka shkarkuar edhe motrën kryesore të repartit gjinekologjik dhe ka urdhëruar mbylljen e pjesës së spitalit për shkak të shperthimit te infeksioneve në spital me pasoja të nevonshme të vdekjes së nje të posalinduri.

  • 1

    Radio