Aktuale Më shumë

Shporta e konsumit mujor në Mal të Zi, 793.9 euro

Prej tvteuta17:32, 21 Nëntor 2022

Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin tetor në Mal të Zi ishte 793,9 euro, që është 1,6 për qind më shumë se në shtator, ose rreth 19 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Qytetarët ankohen se pas çdo blerjeje mbesin pa mjete financiare dhe se u duhen shumë më tepër para se më parë për produktet bazë, veçanërisht ushqimet. Për llogaritjen e shpenzimeve minimale të një familjeje me katër persona, për ushqim dhe pije joalkoolike në muajin aktual, perdoren çmimet mesatare në shitore.

  • 1

    Radio