Shpëtimtarët apelojnë tek pronarët e plazheve që tu sigurojnë mjetet e punës

Prej tvteuta16:00, 6 Gusht 2021

Pesë gushti ishte një nga ditët kur deti kishte shumë dallgë dhe në të gjitha plazhet e Ulqinit ishin të vendosur flamujt e kuq. Mirëpo shumë pushues nuk kanë respektuar as flamujt  e as shpëtimtarët të cilët gjatë gjithë kohës u kanë tërhequr vëmendjen duke ju kërkuar pushuesve që të qëndrojnë në çadrat e tyre.

Alfredi Koci ,njëri nga shpëtimtarët në plazhin Saranda ,për Televizionin Teuta tregoi për dy raste të vështira me të cilat u përballën gjatë kësaj dite, ku ishte në rrezik jeta e pushuesve por edhe e vetë shpëtimtarëve.

Kokfortësia e pushuesve është ajo që shpëtimtarët i vendos në një pozitë shumë të vështirë. Kjo ka rezultuar që në bregdetin e Ulqinit të humben edhe jetë njerëzish.

Flamuri i kuq tregon rrezikun që ka deti atë ditë, kjo shenjë duhet të mjaftojë që pushueshit të qëndrojnë larg ujit , shprehet shpëtimtari Françesko Koci. Kur flasim për kushtet e punës, ata thonë se në të gjitha plazhet e Ulqinit mungojnë shumë mjete bazë të këtij profesioni, të cilat janë më së të nevojshme.

Edhe vet pushuesit thonë se duhet një ndërgjegjësim më i madh nga ana e tyre , e gjithashtu të kenë mirëkuptim për shpëtimtarët të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Shpëtimtarët u drejtohen me apel jo vetëm pushuesve, por edhe vetë pronarëve të plazheve që ti respektojnë më shumë duke ju siguruar mjetet e punës.

Javën e fundit në plazhet e Ulqinit kanë humbur jetën 3 përsona.

  • 1

    Radio