Shpërthimi i gropës septike krijon problem për banorët e Kodrave
Prej tvteuta16:50, 31 Mars 2020

Banorët e një pjese të lagjes Kodra në Ulqin, përveç gjendjes abnormale të krijuar nga pandemia e koronavirusit, po përballen edhe me probleme të tjera më normale. Gropa septike e një objekti në këtë zonë ka kohë që ka shpërthyer, duke u krijuar probleme banorëve aty afër. Njëri prej tyre, Driton Salaj, thotë për TV Teuta se janë munduar që problemin ta zgjidhin duke biseduar me pronarin dhe qiramarrësit, por deri tani nuk kanë gjetur mirëkuptim. Për këtë ata i janë drejtuar edhe policisë komunale, të cilët e kanë konstatuar gjendjen por nuk kanë ndërmarrë asgjë për të zgjidhur problemin. Salaj apelon tek organet kompetente që ti japin një zgjidhje kë saj situate.