Sociale

Sociale Më shumë

Shpërthen kanalizimi, banorët ankohen

Prej tvteuta7 June 2017

Në Plazh të Madh në rrugën që çon për te molja, përgjatë kanalit të Kripores, në një pjesë ka ardhur deri tek shpërthimi i kanalizimit, çka ka sjellur edhe ankesën e banorëve në afërsi. Disa prej tyre konfirmuan për televizionin Teuta se kanë kohë që e kanë njoftuar ndërmarrjen komunale për problemin por ai akoma nuk është sanuar. Njëri nga banorët aty pranë tha se problemi ishte vështirësia e përcaktimit se në cilën pjesë ka ardhur deri te shpërthimi çka pas disa tentativave ishte identifikuar, dhe nesër pritet edhe sanimi.