Aktuale Më shumë

Shpërndarja e Kuvendit së shpejti në Gjykatë Kushtetuese

Prej tvteuta18:25, 22 Mars 2023

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi me shumë mundësi në njërën nga seancat e para do të vendosë lidhur me procedurën urgjente për iniciativën e vlerësimit të kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit Millo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit, pasi kjo u propozua nga gjyqtari i cili merret me këtë çështje, mëson “Vijesti”.

Mazhoranca parlamentare dorëzoi iniciativën  për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, mbi bazën e të cilit presidenti ka shpallur tashmë zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Kjo iniciativë u dorëzua menjëherë pas dekretit të Gjukanoviq.

Ky i fundit e shpërndau parlamentin pas skadimit të afateve për forimimin e Qeverisë, mandati për çka iu dha Miodrag Lekiq, por jo nga Gjukanoviq, por me vendim të Kuvendit pas miratimit të Ligjit kontrovers për presidentin. Nisur nga kjo, shumica parlamentare mendon se presidenti e shpërndau parlamentin në mënyrë jokushtetuese.

Megjithatë, Gjukanoviq sqaroi se në vendim i referohet Kushtetutës dhe “një norme shumë të qartë” dhe jo Ligjit për presidentin, edhe pse afatet janë të varura nga ligji në fjalë. Edhe juristët janë të ndarë në qëndrimet e tyre nëse Gjukanoviq ka shkelur apo jo Kushtetutën.

  • 1

    Radio