Politikë Më shumë

SHPËRDORIMI I MJETEVE FINANCIARE

Prej tvteuta11:48, 16 Maj 2015

indexForumi rinor I Unionit Demokratik të Shqiptarëve , në një komunikatë për  opinion  ndër të tjera kanë theksuar se  “Se sa e vështirë është gjendja dhe si po katandiset qyteti jonë mund ta dallojë lehtësisht çdo qytetar. Në 15 muaj qeverisje vërehet në çdo hap një paaftësi e theksuar në menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetit, ndërsa pushtetmbajtësit me sjelljen e tyre dita ditës tregojnë se pak i intereson zhvillimi i qytetit.”

Sipas  forumit rinor të këtij subjekti politik,partitë politike, të cilat dikur ishin “avokatë” të transparencës në pushtetin lokal, me hyrjen e tyre në qeverisje nuk e shohin të udhës që para qytetarëve të dalin qoftë me një raport vjetor të punës së tyre.

Përkundrazi, ne në vend të raporteve vjetore, në media, të shkruara dhe online, kemi gjithnjë e më shumë të dhëna për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

  • 1

    Radio