Sociale

Sociale Më shumë

Shpenzimi i energjisë elektrike më i lartë për 12%. Gjendja deri tani stabile

Prej tvteuta5 August 2017

Përfaqsuesit e subjekteve energjetike në Mal të Zi janë takuar dje me ministren e ekonomisë Dragica Sekuliq, të cilën e kanë informuar se gjendja aktuale e furnizimit me energji elektrike është stabile, megjithë temperaturat dhe ngarkesën rekord. Ato kanë njoftuar se ekipet e ndërhyrjes ndodhen 24 orë në terren të gatshëm të ndëyrhyjnë në rast nevoje. Sipas tyre, shpenzimi i energjisë në Mal të Zi është rritur për 12% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar çka pa investimet konkrete nuk do ishte e mundur funrizimi i rregullt. Vetëm në Ulqin, thanë ato , janë investuar në përmirsimin e rrjetit rreth 2 milionë euro.