Shpallet lista e tatimpaguesve më të rregullt. Vetëm 3 kompani nga Ulqini
Prej tvteuta14:52, 4 Shkurt 2020
Drejtoria e tatimeve ka shpallur listën e re të kompanive në Mal të Zi të cilët i kryejnë me rregull obligimet e tyre. Në listën aktuale ndodhen 421 kompani por vetëm 3 prej tyre janë nga Ulqini. Në këtë listë nga qyteti ynë ndodhen “Cungu&Co”, “Gradjacomerce” dhe “Real Estate”, çka tregon se mjaft kompani të tjera kanë probleme me shlyerjen e detyrimeve dhe respektimin e rregullave. Drejtoria e tatimeve listën e kompanive më të rregullta e publikon që prej vitit 2013.